Anëtari i Kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi, reagon ndaj veprimeve të qeverisë Kurti, ku në theks vë ndërhyrjen në vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës, përcjell InLajmi.
Ndërsa e vlerëson të ndikuar BQK nga qeveria, Gjoshi tha se Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës, sepse ajo është shndërruar në një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike.
Tutje është shprehur Gjoshi se prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet.
Sipas tij BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhrit politik të Albin Kurtit.
Sipas tij “Pavarësia” e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën.
Postimi i plotë i tij:
Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës, por një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike.
Prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhëra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet.
BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhërit politik të Albin Kurtit.
“Pavarësia” e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën./InLajmi/