• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

A do të vazhdojë BE bashkëpunimin me UNRWA?

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
13 February 2024
në Bota
0 0
0
A do të vazhdojë BE bashkëpunimin me UNRWA?
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas akuzave të Izraelit se punonjësit e UNRWA po bashkëpunojnë me Hamasin, një numër vendesh kanë pezulluar ndihmat. A do të vazhdojnë ato?

Para takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të UNRWA, Filipe Lazarini me ministrat e ndihmës për zhvillim të BE-së nëBruksel, ushtria izraelite bëri akuza të reja serioze kundër Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë.

Një tunel i përdorur nga Hamasi për aktivitetet e inteligjencës thuhet se u gjet nën selinë e organizatës nëRripin e Gazës. Organizata militante islamike palestineze Hamas është cilësuar si organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe vende të tjera. Kreu i UNRWA mohon të ketë ditur për tunelin apo furnizimin e tij me energji elektrike nga selia e organizatës.

Përveç kësaj, ndërtesa e UNRWA nuk është përdorur që nga 12 tetori, menjëherë pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, kërkon dorëheqjen e Lazarinit. Në janar, lajmi për gjoja bashkëpunimin e dymbëdhjetë punonjësve të UNRWA me Hamasin tërhoqi shumë vëmendje.

Shumë pyetje të paqarta

Philippe Lazzarini, një diplomat me përvojë i OKB-së, ka udhëhequr Agjencinë UNRWA që nga viti 2020 detyrohet t’u përgjigjet tani disa pyetjeve të sikletshme. Paraardhësi i tij Pierre Krenbil dha dorëheqjen pas akuzave të shumta për nepotizëm dhe shpërdorim detyre.

Pasi 12 prej rreth 13.000 punonjësve të UNRWA-s në Rripin e Gazës u akuzuan për bashkëpunim me Hamasin, Kombet e Bashkuara larguan menjëherë 10 prej tyre, 2 të tjerët nuk janë më gjallë. Një hetim i brendshëm i Kombeve të Bashkuara, i urdhëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, po vazhdon. Të gjithë përgjegjësit duhet të identifikohen.

Sipas Agjencisë së OKB-së, qeveria izraelite nuk ka ofruar ende asnjë provë për pretendimin se 10% e punonjësve të UNRWA janë të lidhur me terroristët e Hamasit.

Gjermania pezullon ndihmën, Spanja shton

Filipe Lazarini ishte në takime në Bruksel të hënën për t’i bërë thirrje BE-së dhe vendeve të saj anëtare që të vazhdojnë financimin e UNRWA-s. 9 shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë, kanë pezulluar pagesat për organizatën humanitare deri në përfundimin e hetimit.

Anëtarët e tjerë, si Irlanda dhe Belgjika, vazhdojnë të paguajnë. Spanja rriti madje kontributin e saj me 3.5 milionë euro, për të ofruar ndihmë të mëtejshme humanitare për popullsinë e Rripit të Gazës. Portugalia gjithashtu dëshiron të paguajë më shumë se më parë.

Bashkimi Evropian aktualisht nuk është duke ndarë mjete nga buxheti i tij, sepse deri në fund të muajit nuk ishin parashikuar shpenzime, bëri të ditur përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Borrell.

Deri atëherë, një analizë e flukseve financiare të BE-së duhet të tregojë nëse paratë shkuan për terroristët dhe nëse bashkëpunimi me UNRWA do të vazhdojë. Nuk ka një qëndrim të njësuar të BE-së dhe vendeve anëtare të saj, u ankua ai. “Kjo nuk është mirë.”

Pas takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së në fillim të shkurtit, shefi i diplomacisë evropiane, Borrell tha se pagesat e ndihmës për palestinezët në Rripin e Gazës duhet patjetër të vazhdojnë. Sipas tij, UNRWA ushqen rreth 2 milionë njerëz, jo vetëm në Rripin e Gazës, por edhe në Bregun Perëndimor, Jordani dhe Liban. Kryen edhe punë mjekësore dhe ofron arsim. “Kush mund ta zëvendësojë atë brenda natës?” pyeti Borrell. “UNRWA luan një rol kyç. Është e vërtetë që qeveria izraelite është shumë kritike ndaj UNRWA-s, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën. Por ne nuk mund të ndëshkojmë 2 milionë njerëz”.

Gjermania donatori i 2-të më i madh

Gjermania është donatori i 2-të më i madh i UNRWA me 202 milionë dollarë në vitin 2022. SHBA, e cila gjithashtu ka pezulluar pagesat, është donatori më i madh me 344 milionë dollarë. Në vend të 3-të është Bashkimi Evropian, pra fondi i përbashkët i të gjitha shteteve anëtare me 114 milionë dollarë.

Pas akuzave, përveç disa vendeve anëtare të BE-së, edhe Japonia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja pezulluan pagesat. Kjo bëri që gjithsej 20 vende të botës të reagojnë ndaj akuzave.

Ministrja Gjermane e Ndihmës për Zhvillim, Svenja Schulze supozon se financimi i UNRWA do të vazhdojë pasi të hetohet i gjithë rasti. “Nuk mund ta imagjinoj se nuk do të vazhdojmë të mbështesim duke pasur parasysh vuajtjet dhe shqetësimet që po ndodhin në atë rajon tani. Ne duhet të ndihmojmë. Është gjithashtu në interesin e Izraelit të ndihmojë njerëzit në atë rajon”, tha ajo.

Në një deklaratë për shtyp të enjten e kaluar, UNRWA njoftoi se nga fundi i muajit do të ketë vështirësi në ruajtjen e furnizimeve për popullatën e Rripit të Gazës, e cila është shkatërruar nga operacionet ushtarake izraelite. Organizata e ndihmës, e cila ka qenë përgjegjëse për refugjatët palestinezë për 75 vjet, nuk financohet nga buxheti i rregullt i OKB-së, por varet nga donacionet vjetore, shkruan DW.

“Edhe pse UNRWA është mësuar me pasiguri financiare, ngjarjet e janarit paraqesin një nivel të ri rreziku. Nëse donatorët nuk vazhdojnë të paguajnë, agjencia mund të mbarojë pa burime deri në fund të shkurtit”, thuhet në uebsajtin e UNRWA. Pikërisht këtë dëshiron ta parandalojë Philippe Lazzarini me paraqitjen e tij në Bruksel.

Tags: BENdihmaUNRWA
Postimi i mëparshëm

Krenar me turizmin, Rama publikon numrin e turistëve për muajin janar

Postimi tjetër

Pas 16 vitesh rikthehet në Tokë sateliti ERS-2

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Pas 16 vitesh rikthehet në Tokë sateliti ERS-2

Pas 16 vitesh rikthehet në Tokë sateliti ERS-2

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu