Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se BQK-ja e ka shtyrë për 3 muaj përdorimin e dinarit, përcjell InLajmi.
Shala thekson se kryeministri harron që Kosova ka Kushtetutë, për këta 3 muaj kryeministri ka kohë që të prodhojë një krizë tjetër.
Tutje ai i drejtohet Kurtit se kur e lëshoj bajrakun.
Postimi i plotë i tij:
BQK-ja për 3 muaj shtyri përdorimin e dinarit!
Për këta 3 muaj Kryeministri harron që Kosova ka Kushtetutë. Për këta 3 muaj Kryeministri ka kohë që të prodhojë një krizë tjetër. Për 3 muaj ka kohë të pregatisë militantët për krizën improvizuese të ardhshme.
Kryeministër, kush e lëshoj bajrakun?/InLajmi/