Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të Finlandës Alexander Stubb, përcjell InLajmi.
Osmani tha se pret me padurim të punojnë së bashku për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.
Postimi i plotë i saj:
Urime, i dashuri alexstubb në zgjedhjen tuaj si President i Finlandës! Pres me padurim të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë. /InLajmi/