Janë lënduar 10 persona ndër ta edhe një zjarrfikës, si pasojë e zjarrit që përfshiu një ndërtesë kolektive në Ferizaj, pak para mesnatës, përcjell InLajmi.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ndërtesa në rrethana të panjohura u përfshi nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente, ku të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
Në njoftim thuhet se përveç të lënduarve ka pasur edhe dëme materiale.
“Ferizaj-22:25. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 9 qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”. /InLajmi/