Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në selinë e AAK-së Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, diskutojnë për zhvillimet politike në vend, përcjell InLajmi.
Haradinaj thekson se në këtë takim ka njoftuar Ambasadorin Hovenier për temat e diskutimit gjatë takimeve që kishte në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat.
Tutje shton se mes 2 vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë.
Postimi i plotë i tij:
Prita në selinë Aleancës, Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.
Ambasadorin Hovenier e falënderova personalisht për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në mbështetje të vizitës që realizova në Amerikë.
Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Aleanca mes 2 vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë./InLajmi/