Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mirëpret në takim homolgun e saj nga Shqipëria, Besart Kadia, përcjell InLajmi.
Diskutojnë për bashkërendimin e aktiviteteve diplomatike, me theks te bashkëpunimi për Diplomacinë Ekonomike, Publike dhe atë të Diasporës.
Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologun e saj shqiptar për vizitën, duke vlerësuar bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha të interesit të përbashkët, si dhe për nivelin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve që këto dy vende kanë ndërtuar ndër vite, duke potencuar ndër të tjerash rëndësinë e implementimit me sukses të 184 marrëveshjeve në mes 2 vendeve
Pas përfundimit të takimit, Gashi dhe Kadia, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, kanë realizuar një bashkëbisedim me bizneset e Kosovës dhe ato të Shqipërisë në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Diplomacia shqiptare e unifikuar është çelësi i sukseseve të 2 vendeve tona.
Këtë e theksova edhe sot përgjatë takimit me homologun tim nga Shqipëria, z. Besart Kadia të cilin pata kënaqësinë ta pres në një takim së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z.Petrit Malaj,
Së bashku diskutuam për bashkërendimin e aktiviteteve diplomatike, me theks bashkëpunimit për Diplomacinë Ekonomike, Publike dhe atë të Diasporës. Derisa vlerësuam bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha të interesit të përbashkët, nivelin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve të dy vende tona ndër vite, me theks tek procesi i implementimit me sukses të 184 marrëveshjeve bilaterale.
Takimin e përmbyllëm me një bashkëbisedim që realizuam me bizneset e Kosovës dhe ato të Shqipërisë, në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës./InLajmi/