Sociologu Bekim Selishta tha se angazhimet e punës nuk i lejojnë të rinjtë që të merren me gjëra negativa.
Sipas tij, moshat e reja po inspirohen në rrjetin social TikTok ku ka përmbajtje seksiste.
“Nëse kanë angazhime të rinj me punë e tjera gjëra nuk kanë kohë të rrinë në rrjetet sociale, se fenomeni i fundit është TikTok, është në të gjitha moshat prezent dhe nëse ka dhunë e përmbajtje seksiste dhe po bëhen shumë virale dhe aty po inspirohen duke mos e pas parasysh se ata janë dukuri negative që nuk duhet të praktikohen”, tregon Selishta për Front Online.
Me Kodin Penal të Kosovës dhuna seksuale është e cilësuar si vepër penale dhe tregon se kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit dënohet me burgim prej 2 deri në 10 vjet.