• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 12 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Në Shkup përçarjet në partinë shqiptare, parlamenti shkarkon 2 ministra

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
10 February 2024
në Shqipëri
0 0
0
Në Shkup përçarjet në partinë shqiptare, parlamenti shkarkon 2 ministra
0
SHPERNDARJE
74
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi për shkarkimin e 2 ministrave të Aleancës për Shqiptarët, pasi drejtuesi i partisë, Arben Taravari njoftoi se do të kalonte në opozitë. Me 62 vota pro të ligjvënësve u shkarkuan Fatmir Mexhiti nga posti i Ministrit të Shëndetësisë dhe Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ata 2 ishin rreshtuar pas zotit Taravari në përplasjet që kanë përfshirë eksponentë më të lartë të partisë, që ka rezultuar në krijimin e dy krahëve: njëri me ish-kreun e partisë Ziadin Sela që kundërshton bashkimin me opozitën dhe tjetri me kreun aktual Arben Taravari për t’iu bashkuar opozitës shqipitare në zgjedhjet e pritshme në pranverë.

2 ministrat e shkarkuar mbrëmë në mesnatë dhe një ligjvënës që i mbeten besnik zotit Taravari akuzuan Bashkimin Demokratik për Integrim për përçarjet brenda partisë Aleanca për Shqiptarët, duke thënë se kanë instaluar “BDI-stë brenda qarqeve të partisë së tyre”.

Përplasjet në ASH kanë bërë që shumica parlamentare të bëhet edhe më e brishtë se sa që ishte, por duket se me mbështetjen e 2-3 ligjvënësve të pavarur qeveria teknike e udhëhequr nga kryeministri Talat Xhaferi mund të realizojë kompetencat që i ka. Shumica e nismave dhe e ligjeve kërkojnë 61 vota për t’u miratuar në parlamentin prej 120 vendesh.

Kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi duke shpjeguar detyrimet ligjore sa i takon shkarkimit apo zëvendësimit të ministrave të një subjekti politik në qeveri, tha se në bazë të Nenit 94 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut ka kompetenca kushtetuese që para Kuvendit të parashtrojë propozimin për shkarkim të anëtarit/ëve të qeverisë për çka vendos Kuvendi.

“Që në fillim dua të theksoj se propozimi për shkarkimin e ministrave nuk ka të bëjë me aspektin profesional të përgatitjeve të tyre. Unë kam respekt të veçantë duke pasur parasysh se i kam dhe bashkëvendas (nga Gostivari) dhe në vazhdimësi i kam përcjellë dhe e njoh përgatitjen e tyre profesionale. Forca e ligjit thotë se nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërje të qeverisë; dhe kjo është arsyeja bazë për të cilën propozimi (për shkarkimin) ndodhet para jush”, tha zoti Xhaferi në hapjen e seancës lidhur me shkarkimin e 2 anëtarëve të kabinetit të tij.

Krahu i Ziadin Selës ka propozuar për ministër të ri të shëndetësisë Ilir Demirin, mjek infektolog dhe drejtor aktual i Spitalit të Tetovës dhe për ministër të Shoqërisë Informatike, Naim Bajramin, ish-zëdhënës i partisë. Parlamenti do të mblidhet të hënën për t’i miratuar ata.

Krahu i zotit Sela ka thirrur për të shtunën Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët për të marrë vendime të tjera, ndërkohë që krahu i zotit Taravari mbajti në Kumanovë para 2 ditësh një takim me përkrahës dhe anëtarë të Kuvendit të partisë për të zyrtarizuar vendimin për bashkimin me opozitën shqiptare në zgjedhjet e majit. Kundërshtarët brenda partisë e quajnë jolegjitim këtë vendim.

Përplasjet në Aleancën për Shqiptarët filluan pas një takimi në Prishtinë të thirrur nga Kryeministri Albin Kurti me drejtuesit e partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë edhe zoti Taravari, partia e të cilit vazhdon të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në Shkup. Pak ditë pas këtij takimi zoti Taravari e njoftoi vendimin në Facebook për bashkim me opozitën. Ndërkaq, Ziadin Sela dhe krahu i tij, përfshirë gjashtë nga tetë ligjvënësit e Aleancës për Shqiptarët si dhe ministri i Drejtësisë, thonë se janë shpërfillur të gjitha organet drejtuese të partisë, teksa idea e tyre ishte që partia të dilte e vetme në zgjedhjet e 8 majit.

Përplasjet u thelluan edhe më tepër në mes drejtuesve dhe eksponentëve të lartë të partisë, ndërsa u njoftua edhe për një incident fizik në mes aktivistëve të saj. Më pas, në oborrin e shtëpisë së Arben Taravrit u gjet një plumb, si mesazh kërcënues për jetën e tij, ndërsa autoritetet e rendit nuk e kanë zbuluar ende autorin e kësaj vepre.

Sidoqoftë, përçarjet brenda Aleancës për Shqiptarët duket se do ta dëmtojnë vetë partinë dhe sipas një pjese të analistëve ajo mund të shkojë drejt shuarjes. ASH-ja aktualisht është partia e dytë më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pas BDI-së.

Tags: Arben TaravariTalat XhaferiZiadin Sela
Postimi i mëparshëm

Vendimi për dinarin , Konjufca: S’do të ketë lëkundje të relacioneve me shtetet mike

Postimi tjetër

Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do e forconte paqen dhe sigurinë në vend

Të ngjajshme Postime

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar
Shqipëri

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: Janë të lodhur dhe të konsumuar

11 July 2025
Molotovë drejt mjeteve të IKMT në Theth, reagon policia: U parandalua djegia e urës
Shqipëri

Molotovë drejt mjeteve të IKMT në Theth, reagon policia: U parandalua djegia e urës

11 July 2025
Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim
Shqipëri

Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim

11 July 2025
Humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit, dyshohet se pësoi arrest kardiak kur hyri në det
Shqipëri

Humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit, dyshohet se pësoi arrest kardiak kur hyri në det

11 July 2025
Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri
Shqipëri

Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri

11 July 2025
Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia
Shqipëri

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

10 July 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do e forconte paqen dhe sigurinë në vend

Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do e forconte paqen dhe sigurinë në vend

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 12 korrik ndër vite?

12 July 2025
Çervish me miell misri dhe pulë – Receta e vjetër me shije të veçantë

Çervish me miell misri dhe pulë – Receta e vjetër me shije të veçantë

12 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Rikthehet i nxehti veror, temperatura maksimale deri në 33 gradë celsius

12 July 2025
Diferenca mes dashurisë së jetës dhe shpirtit tënd binjak… më shumë për ndjenjat!

Diferenca mes dashurisë së jetës dhe shpirtit tënd binjak… më shumë për ndjenjat!

12 July 2025
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

12 July 2025
Anulohet koncerti i vetëm i Kanye West në Europë

Anulohet koncerti i vetëm i Kanye West në Europë

11 July 2025
Çfarë problemi shëndetësor tregon lëkura e varur në krahë

Çfarë problemi shëndetësor tregon lëkura e varur në krahë

11 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu