Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka pritur në takim kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, diskutojnë edhe njëherë Ligjin për Skemat Pensionale, përcjell InLajmi.
Tahiri njofton se ka dorëzuar tek Avokati i Popullit ankesën rreth këtij diskriminimi dhe se jemi në mbështetje të plotë të ndalimit të këtij diskriminimi, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.
Tutje shton se SBAShK-un e informova edhe për iniciativënpër të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, si veprim për të bërë pagë të dinjitetshme për të punësuarit në administratën shtetërore.
Postimi i plotë i tij:
Në takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), z. Rrahman Jasharaj, diskutuam edhe njëherë Ligjin për Skemat Pensionale, i cili diskriminon pensionistët kontributdhënës e më së shumti mësimdhënësit.
Lidershipin e SBAShK-ut e njoftova se Grupi Parlamentar i AAK-së, ka dorëzuar tek Avokati i Popullit ankesën rreth këtij diskriminimi dhe se jemi në mbështetje të plotë të ndalimit të këtij diskriminimi, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.
Po ashtu, SBAShK-un e informova edhe për iniciativën tonë për të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, si veprim për të bërë pagë të dinjitetshme për të punësuarit në administratën shtetërore./InLajmi/