Të enjten në Nju Jork është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, ku Serbia është përfaqësuar nga presidenti, Aleksandar Vuçiq, përcjell InLajmi.
Pas fjalës së tij, në KS të OKB-së, presidenti Vuçiq i është drejtua publikut serb.
“Ju i keni parë argumentet tona, përgjigjet tona të përgjegjshme dhe serioze. Keni parë argumente të bazuara në urrejtje personale dhe marrëzi të ndryshme. Kur nuk mund t’u përgjigjesh argumenteve, atëherë duhet t’i drejtohesh ofendimeve personale dhe është mirë që ata e treguan këtë dhe nuk patën një argument serioz. Jam i kënaqur me atë që dëgjuam në Këshillin e Sigurimit. Britania e Madhe dhe Zvicra ishin kryesisht në anën e Prishtinës. U befasova nga qasja korrekte e francezëve, Algjerisë, Kinës, Rusisë, Ekuadorit, Koresë, Maltës etj. Kjo është analiza ime e parë”, është shprehur Vuçiq.
Tutje Vuçiq, në përballjen e së enjtes në KS të OKB e shef si fitore të Serbisë, shkruan pink.rs.
“Ne kemi luftuar për vendin tonë, disa të tjerë kanë luftuar kundër vendit tonë. Një fitore e vogël por e rëndësishme për Serbinë”, tha Vuçiq.