Nënkryetarja e re e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vizutuar të premten disa nga shkollat e kryeqytetit, përcjell InLajmi.
Ajo derisa ka shpërndarë disa fotografi gjatë vizitës së saj, është zotuar se do të punojnë për të mirën e nxënësve.
Po ashtu njofton se shkollat e Kryeqytetit janë të pastërta.
Postimi e plotë i saj:
Sot, shkollat e Kryeqytetit janë të pastërta.

Ditën e nisa me vizitë në shkollat e Kryeqytetit. Së bashku me drejtoren e shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, takuam punëtorët teknik të kësaj shkolle, pas kthimit të tyre nga greva.
U zotova para tyre, se do të punojmë intenzivisht në përmirësimin e kushteve për ta. Bashkarisht do të punojmë për të mirën e nxënësve të Kryeqytetit./InLajmi/