Zëvendëskryeministëri i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se në Ceremoninë e Grantit të Performancës, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u ndanë 8.3 milionë euro, për 11 komuna përfituese përcjell InLajmi.
Bislimi thekson se pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, është, ka qenë, dhe mbetet, administrata moderne publike efikase, llogaridhënëse, transparente dhe e depolitizuar.
Ai po ashtu tha se në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat tona.
Tutje falënderon ministrin Krasniqi për punën e angazhimin e tij.
Postimi i plotë i tij:
Në Ceremoninë e Grantit të Performancës, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u ndanë 8.3 milionë euro, për 11 komuna përfituese.
Në fjalën hyrëse, theksova se pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, është, ka qenë, dhe mbetet, administrata moderne publike efikase, llogaridhënëse, transparente dhe e depolitizuar.
Për të avancuar në rrugëtimin tonë drejt BE-së, është e rëndësishme të jemi të suksesshëm dhe të vendosur në reformimin e administratës publike, në thjeshtësimin e qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet që kjo administratë ofron dhe një ulje të kostos qoftë ajo monetare, apo në kohë në marrjen e këtyre shërbimeve.
Në buxhetin e vitit 2024, kemi ndarë 742 milionë euro për komunat tona. Kjo nënkupton që sa më e suksesshme të jetë qeverisja në nivel qendror në rritjen e të ardhurave kombëtare dhe rritjen e buxhetit, aq më shumë do të përfitojnë edhe komunat në mundësitë që kanë për të zbatuar politikat e prioritetet e tyre.
Falënderoj ministrin Krasniqi për punën e angazhimin e tij. Urime për komunat përfituese dhe suksese në zbatimin e këtyre projekteve./InLajmi/