Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar është takuar me zyrtarë të lartë të saj, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë thuhet se gjatë kësaj vizite ministrja Haxhiu ndau përvojën e tyre në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, në rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe në sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor.
Tutje atu thuhet se një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë është themeli i një vendi demokratik.
Njoftimi i plotë nga Ambasada Britanike në Prishtinë:
Ne ishim të kënaqur të mbështesim vizitën e ministrit Haxhiu në MB dhe të ndajmë përvojën tonë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, në rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe në sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor. Një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë është themeli i një vendi demokratik. /InLajmi/