Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ekzekutivi i Gjilanit është mykyr në esencë sikur ambulanta në “Arbëri” përcjell InLajmi.
Haziri tha se mobilizim dhe angazhim i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore. Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.
Ai po ashtu tha se dallimi mes LDK-së dhe këtyre që po administrojnë është si nata me ditën. Është e pafalshme se si e kanë degraduar investimin e qeverisë së Katarit në ambullantën e lagjes “Arbëria”, në të cilën marrin shërbime edhe disa fshatra përreth.
Postimi i plotë i tij:
Ekzekutivi i Gjilanit është mykyr në esencë sikur ambulanta në “Arbëri”
Mobilizim dhe angazhim i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore. Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.
Dallimi mes LDK-së dhe këtyre që po administrojnë është si nata me ditën. Është e pafalshme se si e kanë degraduar investimin e qeverisë së Katarit në ambullantën e lagjes “Arbëria”, në të cilën marrin shërbime edhe disa fshatra përreth.
Myku që e ka kapluar këtë qendër shëndetësore, në esencë tregon se sa e mykur është qeverisja e udhëhequr nga VV. Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!/InLajmi/