• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 20 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ekonomia gjermane në gjendje krize, çfarë thonë ekspertët?

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
8 February 2024
në Bota
0 0
0
Ekonomia gjermane në gjendje krize, çfarë thonë ekspertët?
0
SHPERNDARJE
45
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia gjermane është në gjendje krize. Qeveria synon të përmirësojë kushtet e biznesit për kompanitë, por gjen dot një ujdi. Çfarë thonë ekspertët?

Edhe pse koalicioni i 3 partive në pushtet në Gjermani nuk është sigurisht një shembull ideal i unitetit, lideri liberal dhe ministri i Financave Christian Lindner si dhe ministri i Ekonomisë, ekologjisti Robert Habeckkanë të paktën një qëllim të përbashkët. Ata mendojnë se duhet të lehtësohen nga taksat e shumta sipërmarrësit në Gjermani, me qëllim që të forcohet ekonomia. Qeveria po debaton për mënyrën e duhur për të arritur këtë qëllim.

Habeck foli në favor të një fondi të posaçëm investimi që do të ofronte lehtësim tatimor. Ministri i Financave Lindner nuk është pro, duke argumentuar se kjo do të nënkuptonte rritje të borxhit. Lindner propozoi heqjen e taksës së solidaritetit për kompanitë, kjo taksë paguhet në perëndim të vendit për zhvillimin e pjesës lindore, të ish-RDGJ. Kryetarja e të Gjelbërve, Ricarda Lang, e kritikoi këtë propozim të Lindnerit, duke pretenduar se nuk kishte dëgjuar se si do të kompensoheshin fondet që do të mungonin më pas.

2 filozofi të ndryshme

Stefan Kooths nga Instituti për Ekonominë Botërore IfW nga Kieli beson se këto janë 2 filozofi krejtësisht të ndryshme. Sipas tij, Habeck nuk kujdeset për uljen e taksave për kompanitë në total, “por për të lidhur menjëherë menaxhimin e ekonomisë me të”. Ai duhet të formulojë saktësisht, se cilat investime specifike i nënshtrohen lehtësimit tatimor”.

Dhe sipas propozimit të Lindner, thotë Kooths, nuk ka synim për të menaxhuar flukset ekonomike, por një ulje të përgjithshme të shpenzimeve për kompanitë. Kreu i Institutit për Kërkime Ekonomike, ifo nga Mynihu, Clemens Fuest, thotë se qeverisë gjermane i mungon një strategji ekonomiko-politike.

“Ka një divergjencë të madhe mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave dhe rrjedhimisht shumë pasiguri”,thotë Feust.

Ekonomistët janë të ndarë kur bëhet fjalë për borxhet e reja. Karsten Basensky, kryeekonomist i Bankës ING beson se forcimi i ekonomisë nuk është i mundur pa huamarrje: “Kur kemi shpenzime qeveritare që arrijnë në pothuajse 50% të prodhimit të brendshëm bruto, atëherë teorikisht kam të drejtë të them, se mund të kap diçka aty-këtu” Por realiteti politik është ndryshe, ndaj është më e thjeshtë të merren kredi të reja.

Stefan Kooths nuk mendon kështu. Ai kundërshton lehtësimin për ekonominë me kredi dhe paralajmëron se tashmë ka një konflikt për shpërndarjen e parave: “Po hyjmë në një fazë ndryshimesh demografike, të cilat fatkeqësisht sjellin me vete intensifikimin e konflikteve për shpërndarjen në Gjermani”.

Kooths shton se kreditë nënkuptojnë vetëm shtyrjen e konfliktit për të ardhmen.

Çfarë mendon kancelari?

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndërhyri në debatin mes Lindner dhe Habeck. Ai vuri në dukje se duhet përpilohet një “Akt i Mundësive të Rritjes Ekonomike”, i cili ofron stimuj tatimor për investimet dhe teknologjitë që ndihmojnë në mbrojtjen e klimës.

“Shpresoj që edhe me pëlqimin e landeve të vijë diçka nga ky projekt shumë konkret dhe praktik, i cili duhet të lehtësojë aktivitetin investues të kompanive”, tha Scholz.

Aktualisht ligji ka ngecur në Komisionin e Ndërmjetësimit mes 2 dhomave parlamentare. Landet e kritikojnë ligjin, sepse besojnë se ai do t’ua ngarkonte atyre shumicën e kostove. Kjo është arsyeja pse është e paqartë se kur do të miratohet ligji. Komisioni i Ndërmjetësimit do të mblidhet sërish më 21 shkurt.

Habeck ka frikë se landet mund të zvogëlojnë lehtësimin e planifikuar të ekonomisë me 8 miliardë euro:

“Në fund vlera do të jetë 3 miliardë, kështu që paketa po bëhet më e vogël, pothuajse homeopatike,” paralajmëroi ministri i Ekonomisë Habeck, në një paraqitje në televizionin e parë gjerman, ARD.

Gjermania po dobësohet në përmasat ndërkombëtare

Një stuhi ekonomiko-politike po shpërthen në Berlin, e cila është shkaktuar nga mosveprimi në vende të tjera. Në janar, sipas sondazheve, disponimi i biznesmenëve u përkeqësua sërish. Gjithnjë e më shumë kompani raportojnë se mungojnë porositë si në industri ashtu edhe në aktivitetet e shërbimit. Pasojat janë të parashikueshme.

Gjermania do të vazhdojë të mbetet prapa konkurrencës ndërkombëtare. Ekonomistët parashikojnë rritje më të lartë në Spanjë, Itali apo Francë sesa në Gjermani. Duket se diferenca në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë veçanërisht e madhe, sepse ekonomia atje është rritur së fundmi me 3%, shkruan DW.

Taksat e ulëta nuk janë shkopi magjik

Ekonomistët janë unanim në vlerësimin e tyre se vetëm shpenzimet e ulëta tatimore nuk mjaftojnë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë. Kooths vëren se atraktiviteti ekonomik i një vendi varet nga një sërë faktorësh. Por ai paralajmëron se Gjermanisë dalëngadalë po i mbarojnë argumentet për të bindur botën se ajo është ende një vend i mirë për biznesmenët.

Tags: EkspertëtGjermaniaKrize
Postimi i mëparshëm

Vizita ministres Haxhiu në MB, ambasada e Britanisë së Madhe del me njoftim

Postimi tjetër

Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvendin e Kosovës pas shumë muajsh mungesë

Të ngjajshme Postime

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve
Bota

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy
Bota

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë
Bota

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

17 December 2025
Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, çfarë paralajmëroi presidenti turk
Bota

Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, çfarë paralajmëroi presidenti turk

16 December 2025
Pamje që tregojnë çiftin që përpiqet të ndalojë personin e armatosur – përpara se të vriten nga ai, në sulmin në Sidnei të Australisë
Bota

Pamje që tregojnë çiftin që përpiqet të ndalojë personin e armatosur – përpara se të vriten nga ai, në sulmin në Sidnei të Australisë

16 December 2025
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Bota

Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!

15 December 2025
Postimi tjetër
Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvendin e Kosovës pas shumë muajsh mungesë

Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvendin e Kosovës pas shumë muajsh mungesë

Lajmet e fundit

“Edin më të butë nuk po e dojshin”, banori thotë se do kthehet në Edin e vjetër

“Edin më të butë nuk po e dojshin”, banori thotë se do kthehet në Edin e vjetër

20 December 2025
Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë

Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë

20 December 2025
Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu