Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, tha se Qeveria e Kosovës po kërcënon mediat online me kontroll, duke iu referuar ndryshimeve që Ekzekutivi synon t’i bëjë në projektligjin që parasheh rregullimin e mediave online, raporton InLajmi.
Deliu-Kodra tha se këto ndryshime dekurajojnë gazetarët të raportojnë për çështje me interes publik nga frika e hakmarrjes shtetërore të cilën e kemi pa disa herë.
“Këto ndryshime dekurajojnë gazetarët të raportojnë për çështje me interes publik nga frika e hakmarrjes shtetërore të cilën e kemi pa disa herë. Për më tepër, kontrolli shtetëror i medias minon edhe aspiratën e Kosovës për integrim në Bashkimin Europian”, tha ajo.
Deputetja i bëri thirrje qeverisë që të tërheqin këtë projektligj të rrezikshëm para se të bëhet vonë.
“I bëj po ashtu thirrje që të dëgjohen zërat e gazetarëve dhe të respektohen parimet e demokracisë. Të tërheqin këtë projektligj të rrezikshëm para se të bëhet vonë”, tha ajo. /InLajmi/