Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, është takuar me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, me të cilin diskutuan për situatën në rajon, përcjell InLajmi.
Begaj gjithashtu njoftoi se diskutuan edhe për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.
Postimi i plotë i tij:
Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj. /InLajmi/