Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu thotë se çështja e dinarit do ta kthejë Kosovën në pikën zero. Gërxhaliu se pas këtij vendimi Kosova do të ketë edhe masa tjera ndëshkuese nga BE-ja.
“Vendimi i BQK-së në aspektin ligjor ka arsyeshmëri, por në rrethanat që jemi është shqetësuese, duke marrë parasysh që jemi nën masa ndëshkuese të BE-së”,tha Gërxhaliu.
“Një eksperiment i tillë do ta kthejë Kosovën në pikën zero, ku me siguri do të ketë edhe masa të tjera ndëshkuese dhe këto masa që jemi tani do ta përcjellin Kosovën edhe në një kohë të gjatë”,shtoi ai.
Por, sipas Gërxhaliut nuk është problem konvertimi i një valute në tjetrën.
Gërxhaliu tutje shton se, me këtë vendim Kosovës po i bëhet dëmi më i madhë në të gjitha sferat, shkruan Gazeta Blic.
“Sa i përket këmbimit të valutave, nuk është problem. Kjo çështje është politizuar dhe definitivisht dhe vetë fakti se është edhe ky reagim i faktorit ndërkombëtar dhe kjo çështje do të debatohet edhe në Këshillin e Sigurimit është dëmi më i madhë që po i bëhet proceseve zhvillimore në Kosovë”,tha Gërxhaliu.
“Është dashtë të ketë dialog, para informim e vetëdijësim, por u bë një gabim në hapa me opionionin edhe nga Qeveria edhe nga Banka Qendrore. Ky gabim e ka sjell Kosovën në këtë pikë kritike që po sulmohet nga të gjithë”,shtoi ai.