Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz ka asur një takim tjetër pune në Parlamentin e Italisë, përcjell InLajmi.
Gërvalla tha se është takuar me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve në Itali Giulio Tremonti, dhe deputetë të këtij komisioni.
Ajo tha se me ta diskutuan rreth progresit që kanë arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, bashkëpunimin rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik.
Ministrja bëri të ditur se ka njoftuar deputetët italianë për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë duke ritheksuar nevojën imediate për ndermarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë i saj:
Një tjetër takim pune në Parlamentin e Italisë, me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve në Itali, z. Giulio Tremonti dhe deputetë të këtij komisioni, me të cilët diskutuam rreth progresit që kemi arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, bashkëpunimin rajonal në siguri, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik.
I njoftova deputetët italianë për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë duke ritheksuar nevojën imediate për ndermarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. /InLajmi/