• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 29 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Zbatimi i rregullores vetëm përmes llogarive në bankat e Kosovës

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
6 February 2024
në Kosovë
0 0
0
Zbatimi i rregullores vetëm përmes llogarive në bankat e Kosovës
0
SHPERNDARJE
46
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm në euro! Kjo është përgjigjja që japin disa ekspertë të çështjeve financiare, të pyetur nga Radio Evropa e Lirë se cilat janë zgjidhjet e mundshme të serbëve në Kosovë për pagesa, pas ndalimit të dinarit serb.

E vetmja gjë që, sipas tyre, duhet bërë, është që t’u jepet kohë për t’u informuar dhe edukuar për hapjen e llogarive në bankat komerciale të Kosovës.

Sa i përket licencimit të ndonjë banke nga Serbia në Kosovë ide e hedhur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ata thonë se kjo është kompetencë vetëm e Bankës Qendrore të Kosovës.

Serbia, që nga paslufta më 1999, e ka përdorur monedhën e saj për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë.

Qytetarët në komunat me shumicë serbe kanë mundur, po ashtu, të tërheqin dinarë nga bankomatet e bankave me bazë në Serbi. Në shumicën e dyqaneve edhe çmimet kanë qenë të ekspozuara në dinarë.

Por, nga 1 shkurti i këtij viti ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon një praktikë të tillë, përkatësisht e përcakton euron si monedhë të vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë.

Dinarët mund të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro.

Vendimi ka bërë që disa qytetarë serbë, të anketuar të shprehen të shqetësuar se çfarë do të ndodhë me pensionet, rrogat dhe pagesat tjera që i marrin nga shteti i Serbisë.

Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar se rregullorja e saj nuk e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara në Kosovë dhe ka bërë thirrje për hapjen e këtyre llogarive.

Megjithatë, rregullorja e saj ka nxitur reagime të furishme nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos SHBA-ja, e cila ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të saj.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm t’i adresojë “në mënyrë të shpejtë” shqetësimet për dinarin, BQK-ja, ka thënë:

“BQK-ja nuk ka ndonjë kërkesë të re lidhur me rregulloren në fjalë dhe e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, duke dhënë me kohë dhe në respekt të plotë argumentet e saj ligjore”.

BQK-ja është shprehur po ashtu e gatshme që të angazhohet në bisedime me institucionin homolog në Serbi në lidhje me këtë çështje, por Banka Popullore e Serbisë ka kërkuar zgjidhje me dialog politik.

Çka thonë ekspertët?

Vendimi i BQK-së është i drejtë, thotë Shkumbin Misini, profesor i Ekonomisë në një kolegj privat në Prishtinë, por jo në kohën e duhur.

Sipas tij, qytetarët serbë nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u informuar, andaj zbatimi duhet të shtyhet për ca kohë.

“BQK- ja duhet të punojë dhe t’i informojë qytetarët serbë, t’i sensibilizojë që të hapin llogari bankare në bankat komerciale në Kosovë”, thotë ai.

Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës parasheh vetëm një monedhë për pagesa të gatshme në Kosovë, por krahas euros, në komunat me shumicë serbe ka vazhduar të përdoret edhe dinari.

BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re më 17 janar dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Milazim Abazi, njohës i çështjeve financiare në Kosovë, thotë se kjo periudhë nuk ka qenë e mjaftueshme. Pezullimi i zbatimit të saj deri në 45 ditë do të ishte i mjaftueshëm për informimin e duhur të qytetarëve serbë, thotë ai.

“ Për ta kuptuar se nuk ka asgjë kundër tyre, është në të mirën e tyre dhe të hapin llogari në euro, por edhe në dinarë në bankat e licencuara në Kosovë”, thotë Abazi.

Ai shpjegon se procedurat për hapjen e llogarive bankare janë të shpejta dhe mund të bëhen edhe online.

Qytetarët, më pas, këto llogari mund t’i dërgojnë në institucionet e Qeverisë së Serbisë, nga të cilat përfitojnë paga, pensione apo ndihma sociale, thotë ai.

Për mundësinë e licencimit të ndonjë institucioni bankar nga Serbia, ai thotë se kjo është kompetencë e BQK-së dhe se BQK-ja i paracakton kushtet.

“BQK-ja mund të licencojë dhe mund të refuzojë. Nuk ka rëndësi se a është nga Serbia apo ndonjë shtet tjetër, mjafton që të jetë bankë kredibile, me aksionarë kredibilë dhe të besueshëm. Por, nuk guxon të jetë bankë shtetërore e asnjë vendi dhe transaksionet duhet të jenë vetëm në valutën euro”, thotë Abazi.

Qeveria e Kosovës ka siguruar se do të kujdeset për një “tranzicion të lehtësuar” nga dinari në euro, duke bërë që qytetarët “të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dhe pa dëmtime”.

Por, Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë e ka cilësuar vendimin e BQK-së si mjet për dëbimin e serbëve nga Kosova.

A kanë bankat komerciale degë në komunat e banuara me shumicë serbe?

Në Kosovë operojnë njëmbëdhjetë banka komerciale.

Produktet dhe shërbimet e tyre përfshijnë llogari bankare, kredi, pagesa vendore dhe ndërkombëtare, kartela bankare, garanci bankare, letër-kredi dhe e-banking.

Radio pyeti shumicën prej tyre se a kanë degë apo bankomate në 10-të komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe, deri më tash, vetëm Banka Raiffeisen tregoi se ka degë në: Mitrovicë të Veriut, Bërnjak, Jarinjë, Graçanicë dhe Shtërpcë.

Të tjerat nuk u përgjigjën, por nga ueb-faqet e tyre zyrtare vërehet se shumica nuk kanë degë dhe bankomate në ato zona. Në ueb-faqet e Bankës Kombëtare Tregtare, Bankës Ekonomike, TEB Bankës, ProCredit Bankës, Bankës për Biznes nuk figuron se kanë ndonjë degë në këto komuna që gjenden në veri dhe jug të Lumit Ibër.

Ndërsa, NLB Banka ka degë dhe bankomate në Mitrovicë të Veriut, Shtërpcë dhe Graçanicë.

Pak ditë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se në bankat e licencuara në Kosovë janë 33.000 llogari bankare në emër të qytetarëve serbë. Ata janë kryesisht pensionistë, familje në gjendje të rëndë sociale dhe lehona që marrin pensione dhe ndihma nga shteti i Kosovës në valutën euro.

Si kanë hyrë dinarët në Kosovë?

Për vite me radhë, dinarët kanë hyrë në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Ato para, pastaj, i ka transportuar kompania për transport të parave “Henderson”.

Disa ia kanë vënë fajin Doganës së Kosovës që e ka lejuar një praktikë të tillë, pasi që BQK-ja është institucioni i vetëm i autorizuar për import dhe eksport të euros dhe valutave të tjera në Kosovë.

Dogana, ashtu si edhe Inspektorati i Tregut janë zotuar se janë të gatshëm ta monitorjnë zbatimin e rregullores.

Serbia ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çështjen e dinarit.

Por, kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e ka përmendur integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores.

Tags: Bankat e KosovësBQKEuroVendim
Postimi i mëparshëm

BSH: Në 2023 kredia e re për ekonominë arriti gati në 319 miliardë lekë

Postimi tjetër

Studiuesit krijojnë softuer që mund të parashikonte sëmundjet

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Kosovë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi

27 June 2025
Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir
Kosovë

Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir

27 June 2025
“Pastrimi” në përpjekje për heqjen e bërllokut të grumbulluar, pas mbi një muaji greve
Kosovë

“Pastrimi” në përpjekje për heqjen e bërllokut të grumbulluar, pas mbi një muaji greve

27 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot pritet mot me destabilizim dhe më i freskët

27 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot do të “skuqet” termometri, temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë celsius

26 June 2025
Postimi tjetër
Studiuesit krijojnë softuer që mund të parashikonte sëmundjet

Studiuesit krijojnë softuer që mund të parashikonte sëmundjet

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet

Çmimi i naftës në botë – drejt rënies më të madhe javore në 2 vjet

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu