• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 13 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ligjvënësit republikanë, mosmarrëveshje rreth legjislacionit për sigurinë

Antigona Selimi nga Antigona Selimi
6 February 2024
në Bota
0 0
0
Ligjvënësit republikanë, mosmarrëveshje rreth legjislacionit për sigurinë
0
SHPERNDARJE
48
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas muajsh negociata, senatorët amerikanë do të votojnë këtë javë për një marrëveshje ndërpartiake rreth sigurisë kufitare dhe ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin, në Kongres, Katherine Gypson, edhe nëse ky projekt-ligj miratohet nga Senati amerikan, ku ligjvënësit demokratë kanë shumicën, ai ka pak gjasa të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve të dominuar nga republikanët.

Për herë të parë pas më shumë se një dekade, ligjvënësit amerikanë do të votojnë gjatë kësaj jave në Kapitol mbi një projekt-ligj për çështjet e emigracionit. Për të siguruar përkrahjen republikane për ndihmën për Ukrainën, senatorët amerikanë kanë negociuar ndryshime në sistemin amerikan për azil dhe të politikave për çështjen e sigurisë kufitare.

“Pakoja shtesë është një mundësi e vërtetë për Dhomën e Përfaqësuesve që më në fund t’i japë përgjigje çështjes së kufijve të Amerikës dhe të bëjë përparim drejt krijimit të një sistemi më të dobishëm dhe me më shumë burime. Do të shkurtojë vonesat me vite në procesin e azilit krahas garancive për rezultate të drejta,” deklaroi udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Ligji parashikon financimin për ngritjen e kapacitetit të qendrës së paraburgimit për emigrantët nga 34.000 në 50.000. Po ashtu do t’i jepte fund praktikës së deritashme që u mundëson emigrantëve të qëndrojnë në Shtete të Bashkuara ndërkohë që kërkojnë azil dhe do t’ua lejonte autoriteteve amerikane të mbyllin kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën nëse ka më shumë se mesatarisht 8.500 emigrantë në ditë. Marrëveshja po ashtu përfshin 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, 14 miliardë për Izraelin si dhe ndihmë për shtetet e Indo-Paqësorit që po përballen me agresionin kinez. Nëse ky projekt-ligj miratohet përmes tij 10 miliardë ndihmë humanitare do të sigurohen për Bregun Perëndimor, Gazën dhe Ukrainën.

“Kam folur gjatë për nevojën urgjente që të investojmë në fuqinë amerikane dhe të fillojmë t’u tregojmë armiqve tanë se superfuqia kryesore e botës synon të fillojë të sillet si e tillë sërish. Kolegët e mi e dinë se ku qëndroj. E dinë ashtu si unë që armiqtë e Amerikës në Moskë, Pekin dhe Iran po punojnë së bashku,” deklaroi udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën, Shtëpia e Bardhë theksoi se Presidenti Joe Biden mbështet marrëveshjen e 2 partive. Ish Presidenti Donald Trump kandidati kryesor republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 deklaroi javën e kaluar se ai kishte këshilluar ligjvënësit republikanë për marrëveshjen e mundshme rreth emigracionit.

“Shumë njerëz më kërkojnë mendim. Nëse ky ligj nuk do të jetë ligj shumë i mirë dhe që do ta zgjidhte me të vërtetë problemin, nuk do ta bëja fare. Jo për çështje politike, vetëm për interesa amerikane,” thotë ish Presidenti amerikan Donald Trump.

Kryesuesi Mike Johnson thotë se projekt-ligji, nëse miratohet nga Senati, do të hidhet poshtë në Dhomën e Përfaqësuesve ku shumicën e përbëjnë republikanët dhe që këtë javë do të fillojnë procedurën për të shqyrtuar mundësinë e shkarkimit të Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, të cilin e akuzojnë se mban përgjegjësi për krizën e kufirit.

“Pasojat e kësaj krize ishin të zymta dhe serioze dhe nuk ka mbetur asnjë komunitet në këtë vend që nuk e ka ndjerë ndikimin e saj. Kjo, e them sërish, është një krizë që mund të ishte shmangur, një zgjedhje që është bërë nga ata që janë në pushtet. Dhe sot, Dhoma e Përfaqësuesve po reagon dhe po thotë jo më,” deklaroi kryesuesi i Komisionit për Rregulloret, Tom Cole, shkruan VOA.

Nëse projekt-ligji dështon të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësit mund të detyrohen të negociojnë një ligj tjetër për ndihmën Ukrainës dhe Izraelit.

Tags: IzraelLufta në UkrainëShtëpia e Bardhë
Postimi i mëparshëm

Shala: Kurti dhe Vuçiç janë liderë populistë

Postimi tjetër

Kurti në vizitë ngushëlluese te familja e profesorit të ndjerë Kadri Metaj

Të ngjajshme Postime

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane
Bota

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

12 June 2025
Çfarë kanë mësuar deri më tani hetuesit austriakë rreth sulmuesit në Graz
Bota

Çfarë kanë mësuar deri më tani hetuesit austriakë rreth sulmuesit në Graz

12 June 2025
Rusia synon të pushtojë Odesan dhe të kërcënojë Moldavinë dhe Rumaninë, paralajmëron Zelensky
Bota

Rusia synon të pushtojë Odesan dhe të kërcënojë Moldavinë dhe Rumaninë, paralajmëron Zelensky

12 June 2025
Në të kishte rreth 240 persona – detaje dhe pamje të tjera rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi
Bota

Në të kishte rreth 240 persona – detaje dhe pamje të tjera rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi

12 June 2025
Të paktën 41 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Bota

Të paktën 41 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

11 June 2025
Sulmi tragjik në shkollën austriake, në shtëpinë e autorit policia gjeti bombë
Bota

Sulmi tragjik në shkollën austriake, në shtëpinë e autorit policia gjeti bombë

11 June 2025
Postimi tjetër
Kurti në vizitë ngushëlluese te familja e profesorit të ndjerë Kadri Metaj

Kurti në vizitë ngushëlluese te familja e profesorit të ndjerë Kadri Metaj

Lajmet e fundit

Çitaku: S’ka definicion në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës që ndodhemi

Çitaku: S’ka definicion në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës që ndodhemi

13 June 2025
Vjen edhe dështimi i 31-të nga Kuvendi

Vjen edhe dështimi i 31-të nga Kuvendi

13 June 2025
Limaj: Pres që Abdixhiku të na prezantojë zyrtarisht Qeverinë e Unitetit

Limaj: Pres që Abdixhiku të na prezantojë zyrtarisht Qeverinë e Unitetit

13 June 2025
Krasniqi: Presim që deputetët të votojnë për komisionin, vazhdojmë derisa të sigurohen 61 vota

Krasniqi: Presim që deputetët të votojnë për komisionin, vazhdojmë derisa të sigurohen 61 vota

13 June 2025
Musliu: Jemi lodhur edhe ne, edhe qytetarët

Musliu: Jemi lodhur edhe ne, edhe qytetarët

13 June 2025
Reçica: Përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje

Reçica: Përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje

13 June 2025
Zemaj flet se a mori LDK-ja ndonjë përgjigje për Qeverinë e Unitetit

Zemaj flet se a mori LDK-ja ndonjë përgjigje për Qeverinë e Unitetit

13 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu