Pep Guardiola ka sfiduar Real Madridin që të bëjë një ofertë për sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland, nëse madrilenët e duan vërtet atë.
Javën e kaluar pati raportime në Spanjë që Haalandit nuk i pëlqen jeta në Angli aq shumë sa që ai dëshrion të largohet nga klubi.
Trajneri Guardiola ka thënë se për të ardhmen e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland, vendosin drejtuesit e klubit.
“Nëse dikush e dëshiron Haalandin, është e lehtë. Telefononi Manchester Cityn dhe pyetni. Kjo është ajo që ne bëjmë kur duam të marrim dikë. Nuk është më e komplikuar se kaq”, ka thënë Guardiola, shkruan TëVë1.
23-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.