• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 29 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

1 vit nga tërmeti në Turqi ku humbën jetën më shumë se 50 mijë persona

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
6 February 2024
në Bota
0 0
0
1 vit nga tërmeti në Turqi ku humbën jetën më shumë se 50 mijë persona
0
SHPERNDARJE
62
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia kujton sot më shumë se 50.000 viktimat e katastrofës së tërmetit një vit më parë. Rindërtimi ecën ngadalë, sot ende shumë vetë jetojnë në strehimore provizore. Kush mundet është larguar nga rajoni.

Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u trondit nga një tërmet i fuqishëm. Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 50.000 vetë ndërruan jetë nga tërmeti, më shumë se 125.000 u plagosën. Qyteti Hatay në kufirin me Sirinë u prek më shumë nga tërmeti. Aty ku janë hequr rrënojat dhe mbeturinat nuk ka mbetur asgjë më. Shumë lagje të Hatay janë kthyer në lagje fantazmë.

Jeta provizore bëhet e përhershme

Pas tërmetit shumë banorë u larguan, ata që kanë qëndruar jetojnë në masë të madhe në kontenierë, që ishin menduar të ishin strehimore provizore. Rreth 200 prej tyre u ngritën me shpejtësi në zonën përreth Hatayt. Më shumë se 187.000 vetë kanë gjetur aty strehë. Sot pakënaqësia është e madhe. Banorët ankohen se ka shumë pak vend në kontenierë. Në shumë prej tyre banojnë familje të tëra. Serap Selcuk ndan një kontenier me dy fëmijët dhe pesë persona të tjerë. Ajo thotë, se kanë kërkuar një kontenier të dytë, por nuk kanë marrë ende përgjigje. “Kushtet e jetesës janë të vështira”, thotë mësuesja për DW. “Fëmijët dhe unë kemi vështirësi të mëdhe të gjejmë veten këtu”. Edhe Meryem Kataras banon në strehimore provizore. “Jeta këtu është e vështirë, po ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën”, thotë Mereym, nënë me 3 fëmijë. Shpesh mungon uji dhe rryma elektrike.

Në ditët e para pas tërmetit njerëzve u dhanë falas ushqime dhe artikuj të tjerë, por ndihmat humanitare tani janë ndërprerë. Serap Selcuk raporton, se ka marrë vetëm 2 paketa ndihme nga Autoriteti Turk i Katastrofave, AFAD. Ky autoritet u vendos në shënjestër të kritikave në ditët pas tërmetit, sepse nuk reagoi në kohën e duhur.

Në Hatay problem nuk është vetëm mungesa e ujit dhe rrymës elektrike, por edhe rrugët e dëmtuara. Disa prej tyre janë të pakalueshme, dhe kur ka shira, problemi vështirësohet, sepse ujërat nuk rrjedhin. Serap Selcuk ankohet edhe për kriminalitetin në rritje. Në fillim policia dhe rojet kujdeseshin për fshatin e kontenierëve “Sot ka vetëm disa kamera”, thotë Serap. “Para pak ditësh dikush kërcënoi një banor me armë.” Askush nuk ndërhyri.

Vetëm 25 apartamente gati

Se sa ngadalë ecën rindërtimi kuptohet tek ndërtimi i apartamenteve të reja në Hatay. Plani ishte të ndërtoheshin 45.000 apartamente të reja. Por vetëm 2.600 prej tyre janë para përfundimit. Gati për të hyrë janë vetëm 25 apartamente, sipas të dhënave zyrtare. Meryem Kataras thotë, se numri i ndërtimeve të reja nuk mjafton. Ndërtimet janë zhvendosur në një pjesë të largët të qytetit, ato janë ende pa përfunduar dhe rrugët nuk janë gati. “Më duket e pamundur t’u ndihmohet të gjithë të prekurve këtu”, thotë Karatas, që para tërmetit kishte shtëpinë e saj.

Shumë banorë duan të qëndrojnë në Hatay, si Mustafa Bayir. “Unë nuk ika nga qyteti im pas tërmetit. Por shteti ia ka lënë Hatayn fatit”, thotë ai. Mustafai jeton me familjen tetëanëtarëshe në një kontenier të vogël. “Kishim një apartament 179 metra katrorë. Tani duhet të jetojmë në 21 metra katrorë” rrëfen 70 vjeçari Abudlsamet Pulat. Megjithatë ai i është mirënjohës shtetit.”Nuk vdiqëm urie, apo nga etja, kishim të paktën një strehë mbi kokë.”

Shumë vetë nuk kthehen

Edhe në zonën industriale të Hatayt u shkatërruan 95% e ndërtimeve. Ethem Icer bukëpjekës ka rihapur dyqanin në një ndërtesë gati të shkatërruar. Numri i klientëve kanë rënë shumë që pas tërmetit, thotë ai. Në vend të 4.000 bukëve që shiste dikur, sot ai shet vetëm 1.000. Nga shtatë punëtorë i ka mbetur vetëm një. Ethemi është i zemëruar me shtetin se dyqanxhinj të vegjël si ai nuk marrin ndihma.

“Shteti na ka harruar”, thotë mekaniku Levent Icency. “Shumë vetë duan të punojnë sërish, por nuk mbështeten sa duhet nga shteti. Më parë kishim këtu mjeshtra shumë të mirë. Por ata janë larguar tani dhe nuk kthehen më. Kjo është humbje e madhe.” Edhe taksisti Ekrem Özturk është i fundit nga 15 shoferët e sipërmarrjes së tij. “Shumë thonë se këtu gjërat janë normalizuar”, thotë Ekremi. “Por kjo nuk është e vërtetë. Nganjëherë dëshiroj që të kisha vdekur nga tërmeti. Nuk do më duhej të shihja të gjithë gjendje kështu sot.”

Tags: TermetTurqiViktima
Postimi i mëparshëm

A janë të rrezikshme mallrat e lira nga Kina që ofrohen online?

Postimi tjetër

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë, një udhëtim unik në zemër të Ballkanit

Të ngjajshme Postime

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur
Bota

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur

27 June 2025
Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit
Bota

Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit

26 June 2025
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet
Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

26 June 2025
Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit
Bota

Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit

26 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar
Bota

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 June 2025
Postimi tjetër
Media franceze: Zbuloni Shqipërinë, një udhëtim unik në zemër të Ballkanit

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë, një udhëtim unik në zemër të Ballkanit

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu