Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të vendosë më shumë tarifa për mallrat kineze nëse fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor.
Në një intervistë me Fox News, ai tha se tarifat mund të jenë mbi 60%.
“Ne duhet ta bëjmë atë”, tha ai në intervistën të dielën.
Trump, aktualisht kandidati kryesor për partinë republikane, po përballet me një sërë akuzash penale, duke përfshirë përpjekjen për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Ai i ka mohuar këto.
Ai ka akuzuar prej kohësh Kinën për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale, shkruan GazetaExpress.
“E dini, padyshim që nuk po kërkoj të lëndoj Kinën. Unë dua të shkoj mirë me Kinën. Mendoj se është e mrekullueshme. Por ata me të vërtetë kanë përfituar nga vendi ynë,” tha kandidati kryesor për nominimin presidencial të Partisë Republikane.