Donjeta Sahatçiu është zyrtarja e dytë e PDK-së që shkarkohet nga Përparim Rama pas Ilirik Musliut i cili ka mbajtur pozitën e drejtorit të Shërbimeve Publike në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sahatçiu theksoi nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare.
Ajo tregon mbështetje për Jehona Lushakun duke u shprehur se gratë mbështesin njëra tjetrën.
Postimi i plotë i saj:
Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit!
Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare.
Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë 4!
Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon.. /InLajmi/