Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke folur pës situatën politike në Kosovë, është shprehur se të gjithë janë dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, transmeton InLajmi.
Tutje Rama kujton se Kosova ka të drejtën e pamohueshme për zbatimin e Kushtetutës së saj, ndërsa përmend rastin e Banjskës, ndërsa shprehet se në rastin e tillë është thelbësore të ruhet fokusi dhe ndjenja e ekuilibrit.
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shprehet Rama./InLajmi/