Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se në pjesën e Serbisë janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00, dhe inkurajojnë të përdorin pikat tjera kufitare për qarkullim.
Ata gjithashtu kanë publikuar edhe disa numra kontaktues, për informata shtesë.
Njoftimi i plotë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar
Njoftim me rëndësi
Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00.
Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim.
Për çdo informatë shtesë kontaktoni 📞numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095. /InLajmi/