Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja, ka reaguar ndaj BE-së duke pyetuar se si mundet që mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i kushtetushtmërisë të Kosovës të konsiderohet masë e njënashme e Kosovës nga BE dhe aleatë tjerë, përcjell InLajmi.
Muja tha se janë cilësime të tilla si kjo, ndërkohë që nuk ka asnjë masë ndaj Serbisë për sulmin paramilitar në Banjskë, që në fakt shkaktojnë çekuilibrim të procesit të dialogut dhe nxisin grupe të dhunshme të veprojnë dhunshëm.
Tutje tha se askush nuk po i hedh bezinë zjarrit, por disa deklarara të partnerëve tanë mund të përdoren për fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale, dhe se në të njejtën kohë dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serb në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Si mundet që mbyllja e komunave/strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i kushtetushtmërisë të Kosovës të konsiderohet masë e njënashme e Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe aleatë tjerë?
Janë cilësime të tilla si kjo, ndërkohë që nuk ka asnjë masë ndaj Serbisë për sulmin paramilitar në Banjskë, që në fakt shkaktojnë çekuilibrim të procesit të dialogut dhe nxisin grupe të dhunshme të veprojnë dhunshëm.
Askush nuk po i hedh bezinë zjarrit. Por disa deklarara të partnerëve tanë mund të përdoren për fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale. Dhe në të njejtën kohë dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serb në Kosovë. /InLajmi/