Ministria e Shëndetësisë ka siguruar edhe 15.000 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, nga 300 sa ishte furnizimi paraprak.
“Vaksina HPV është bërë tashmë me vendim të Ministrisë prej vitit të kaluar 2023, pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe fushata e vaksinimit të rregullt në krejt vendin për vajzat e moshës 12 vjeçe fillon nga muaji tjeter. Janë siguruar mbi 15 000 vaksina”, thonë në përgjigje nga MSH.
Si rrjedhojë e kësaj, nga ministria dhe nga IKSHPK thonë se interesimi është i mirë, shkruan FrontOnline.
“Prindërit kanë filluar të interesohen dhe ata po informohen për këtë proces, dhe siç edhe keni mundur të vëreni janari është duke u shënuar me aktivitete sensibilizuese dhe informuese për kancerin e qafës së mitrës dhe vaksinimin kundër HPV, interesimi është i mirë”, thuhet në përgjigjen e tyre.