Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpret në Kosovë ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, i cili pati sot vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, përcjell InLajmi.
Kurti njofton se mesazhi i Pistorius ishte se Gjermania është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, është konfirmim i mbështetjes që nuk na ka munguar asnjëherë në këto gati 25 vite që prej çlirimit.
Tutje shton se roli historik i Gjermanisë për vendin tonë, e bën atë partnere të pazëvendësueshme të shtetit tonë.
Postimi i plotë i tij:
Mirëpritëm ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, i cili pati sot vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Mesazhi i tij se Gjermania është e interesuar që të vazhdojë të japë kontributin e saj në stabilitetin e rajonit, integritetin, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, është konfirmim i mbështetjes që nuk na ka munguar asnjëherë në këto gati 25 vite që prej çlirimit.
Roli historik i Gjermanisë për vendin tonë, e bën atë partnere të pazëvendësueshme të shtetit tonë./InLajmi/