Shefi i asamblesë së PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri bën të ditur që PDK në Prishtinë ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badoc, përcjell InLajmi.
Retkoceri thekson që ka 3 orë që ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve, dhe derisa PDK po merrte nënshkrimet e nevojshme në terren, LVV doli me njoftim publik për iniciativë të njëjtë.
Shefi i asamblesë së PDK-së në Prishtinë tha që për ne nuk ka pasë asnjëherë randësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njejtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit.
Postimi i plotë i tij:
Kemi më shumë se 3 orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për Badovc, me arsyetimin e bashkëngjitur.

LVV kishte thënë publikisht se e mbështetë nëse marrim konfirmimet e nevojshme ligjore dhe i’u qasëm në bazë të fjalëve të tyre publike për të vepruar për të mirën e përbashkët. Derisa po merrnim nënshkrimet e nevojshme në terren, pamë që LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njejtë. Shumë mirë.
Për ne nuk ka pasë asnjëherë randësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njejtë.
Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit./InLajmi/