Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton se në Strasburg mes miqve e kolegëve të Aleancës që në kohë të vështira por edhe sot po e vërtetojnë dashurinë për vendin dhe angazhimin e tyre kombëtar, përcjell InLajmi.
Haradinaj shprehet se u ndje mirë të kuptoj se tanimë një ekip tash edhe më i zgjeruar po punon në forcimin dhe shtrirjen e Aleancës në këtë pjesë të Evropës.
Ai thekson diskutuan për gjendjen në Kosovë reflektonin brengosje por edhe vullent për punë e mobilizim.
Kreu i AKK-së njofton se nesër do të jetë në një ngjarje me rëndësi ku do të nderohet Presidenti Ibrahim Rugova, bashkëpunëtori im i hershëm me të cilin i dhamë drejtim vendit drejt pavarësisë.
Postimi i plotë i tij:

Në Strasburg mes miqve e kolegëve të Aleancës që në kohë të vështira por edhe sot po e vërtetojnë dashurinë për vendin dhe angazhimin e tyre kombëtar. U ndjeva mirë të kuptoj se tanimë një ekip tash edhe më i zgjeruar po punon në forcimin dhe shtrirjen e Aleancës në këtë pjesë të Evropës.
Bashkebisedimi me ta ishte i hapur. Diskutimi dhe pyetjet për gjendjen në Kosovë reflektonin brengosje por edhe vullent për punë e mobilizim.
Më erdhi mirë që konsolidimi i Aleancës po ndodh më shumë se kurrë dhe se për vëllezërit e motrat tona bo bëhemi adresë serioze.
Nesër do të jem në një ngjarje me rëndësi ku do të nderohet Presidenti Ibrahim Rugova, bashkëpunëtori im i hershëm me të cilin i dhamë drejtim vendit drejt pavarësisë./InLajmi/