Ballkani ka arritur fitore minimale ndaj Vëllaznimit në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Suharekasve i ka mjaftuar një gol për të kaluar në çerekfinale pasi pas 90 minutave rezultati ishte i ngushtë 1-0.
Ishte minuta e 41-të kur u shënua goli i parë në ndeshje, ku për vendasit realizoi mesfushori Vesel Limaj.
Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Edhe në pjesën e 2-të kampioni në fuqi i Kosovës dominoi, duke menaxhuar rezultatin.
Gola më nuk pati dhe të besuarit e Ilir Dajës morën fitore minimale 1-0, shkruan Telegrafi.
Kësisoj Ballkani kalon pa shumë telashe në çerekfinale të Kupës së Kosovës.