Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një banesë në lagjen nr.8 në Korçë. Për pasojë është asfiksuar një 64-vjeçare, e cila është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia po evakuon banorët e pallatit, ndërsa shërbimet e zjarrfikëseve po shuajnë flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit, shkruan A2CNN.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.