• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 1 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Largimi i dinarit, Lista Serbe: Rreth 100 mijë serbë në Kosovë janë prekur nga ky vendim

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
3 February 2024
në Kosovë
0 0
0
Largimi i dinarit, Lista Serbe: Rreth 100 mijë serbë në Kosovë janë prekur nga ky vendim
0
SHPERNDARJE
55
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Zlatan Ellek, ka thënë të shtunën se ndalimi i përdorimit të dinarit “nënkupton dëbim të serbëve dhe të gjitha institucioneve serbe” nga territori i Kosovës.

Duke folur në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut, Ellek theksoi se të gjithë ata që gëzojnë të hyra nga Serbia janë në rrezik dhe se rreth 100.000 serbë në Kosovë do të preken drejtpërdrejt nga vendimi i autoriteteve kosovare për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb.

“Kjo vlen për të gjitha institucionet që funksionojnë në sistemin serb, pensionistët, përfituesit e përfitimeve sociale, studentët, bursistët. Pra, i gjithë populli serb”, tha Eleku.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës e cila përcakton që vetëm euroja të përdoret si valutë për pagesa me para të gatshme hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e zbatimit të saj.

Kryetari i Listës Serbe thotë se largimi i dinarit nga sistemi i pagesave nënkupton vënien e serbëve në një “pozitë të padurueshme” dhe se është një “prelud i eksodit total të popullit serb” në territorin e Kosovës.

Ai e cilësoi vendimin si “lëvizje përgatitore” nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

“Vendimi për shfuqizimin e institucioneve serbe që kujdesen për arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe asistencën sociale, po ua shfuqizon jetën serbëve”, tha Elleku.

Ai tregoi se në bisedimet me bashkësinë ndërkombëtare, Lista Serbe nënvizoi se “qëllimi përfundimtar i Qeverisë në Prishtinë është spastrimi etnik i serbëve”, dhe se në një takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ata shprehën frikën e tyre që rrjedh nga vendimi për shfuqizimin e dinarit.

Lista Serbe njoftoi se do t’ua dërgojë një letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.

Ellek tha se bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e QUINT-it janë “drejtpërdrejt përgjegjëse për multietnicitetin” në Kosovë dhe “do të jenë bashkëpunëtore të drejtpërdrejta, nëse do të ketë një eksod të popullit serb nga Kosova”.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se zbatimi i rregullores për transaksionet me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtë dhe se nuk do të ketë gjoba për posedimin e valutave të vendeve të tjera.

Ky vendim i Kosovës u kundërshtua nga Serbia, ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkoi shtyrjen e zbatimit të tij me arsyetimin se ekziston shqetësimi se mund të ketë ndikim negativ tek serbët e Kosovës.

Deri më tani, dinarët në Kosovë qarkullojnë përmes kompanisë publike serbe “Posta e Serbisë” e cila vepron në vendbanimet e banuara me serb në Kosovë. Llogari në dinarë ka edhe në bankat “Postanska stedionica” (Kursimore e Postës) dhe “NLB Komercijalna banka”.

Dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Paratë atje janë transportuar nga kompania e transportit të parave “Henderson”.

Në rregulloren e BQK-së u tha se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë është e drejtë ekzekutive e saj.

Banka Qendrore e Kosovës ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se është e gatshme të marrë pjesë në bisedime për të lehtësuar procesin e transferimit të mjeteve në llogaritë bankare të përdoruesve në euro bazuar në praktikat ekzistuese rajonale.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të enjten se vendimi “i njëanshëm” i Kosovës për ta zbatuar rregulloren e BQK-së ia kufizon mundësitë SHBA-së për të avokuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

DASH-i i bëri thirrje Kosovës ta shtyjë zbatimin e këtij vendimi “menjëherë”, derisa, siç tha, të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha e tranzicionit.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të zhgënjyera dhe i kundërshtojnë planet e tanishme të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë të dinarit serb”, theksoi DASH.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të ofrojë periudhë të gjatë tranzicioni për largimin nga përdorimi të dinarit serb.

Tags: BQKLista serbeParaja
Postimi i mëparshëm

Çitaku-Qeverisë: Punoni mbarë nëse dini, nëse jo, shkoni në shpi

Postimi tjetër

Si po ndikon Inteligjenca Artificiale në ekonomi dhe në vendet e punës?

Të ngjajshme Postime

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit
Kosovë

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

1 January 2026
Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
Kosovë

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

1 January 2026
Ndërrimi i motmoteve: 55 të lënduar nga mjetet piroteknike dhe dy nga plumat qorrë
Kosovë

Ndërrimi i motmoteve: 55 të lënduar nga mjetet piroteknike dhe dy nga plumat qorrë

1 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Mbi 100 aksidente në natën e ndërrimit të motmoteve në Kosovë

1 January 2026
Lëndime nga mjetet piroteknike e armët e zjarrit, policia përmbledh incidentet gjatë ndërrimit të vitit
Kosovë

Lëndime nga mjetet piroteknike e armët e zjarrit, policia përmbledh incidentet gjatë ndërrimit të vitit

1 January 2026
Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim
Kosovë

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

31 December 2025
Postimi tjetër
Si po ndikon Inteligjenca Artificiale në ekonomi dhe në vendet e punës?

Si po ndikon Inteligjenca Artificiale në ekonomi dhe në vendet e punës?

Lajmet e fundit

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

1 January 2026
“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

1 January 2026
Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

1 January 2026
Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

1 January 2026
Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

1 January 2026
Udhëtarët e fluturimit Hong Kong – Los Angeles festuan dy herë Vitin e Ri

Udhëtarët e fluturimit Hong Kong – Los Angeles festuan dy herë Vitin e Ri

1 January 2026
Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

1 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu