Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë marrë pjesë në lansimin e zgjerimit të platformës “Superpuna”, ndërsa u bë e ditur se m shumë se 9.000 të rinj janë punësuar në kuadër të platformës “Superpuna”, transmeton InLajmi.
Kur flitet për zgjerimin e platformës “Superpuna”, nënkuptohet se tani bizneset e sektorit privat e cila që mund t’i punësojnë edhe grupmoshat deri në 29 vjeç, nga 25 sa ishte.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ndër të tjera theksoi se grupmoshat që kanë përfituar më herët ka qenë nga 18 deri 25 vjeçare, ndërsa përfitues mund të jenë edhe personat deri 29 vjeç.
“Punë dhe drejtësia është togfjalëshi që është dëgjuar më së shpeshti në prezantimet tona. Kjo platformë për bizneset e bëri më të lehtë angazhimin e punëtorëve pasi garantoi subvencionim e pagës së punëtoreve. Platforma ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, ku u punësuan 9394 të rinj dhe të reja. Jam shumë i lumtur që disa prej përfituesve i kemi në mesin tonë për t’u dhënë edhe një lajm të mirë. Kemi vendosur që t’i zgjerojmë gruposhmat që mund të përfitojnë nga kjo platformë, tani nga 18 vjeç deri në 29 vjeç mund të përfitojnë për t’u punësuar”,u shpreh kryeministri Kurti.
Nga ana tjetër ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se përmes platformës “Superpuna” synimi ka qenë që të punësohen 10.000 të rinj e të reja.
Tutje shtoi Murati se 67% e të rinjve që janë punësuar përmes kësaj platforme, u janë vazhduar kontratat nga punëdhënësi.
“Duke parë suksesin e grupmoshës së parë, kemi vendosur të zgjerohet grupmosha për ata që janë më shumë se 25 vjeç. Pra nga ata që kanë përmbushur gjashtë mujorin, janë 67% e tyre që kanë përfituar punësim. Ndryshimet, do të vazhdojnë kushte dhe kriteret e tjera siç kanë qenë”, tha ministri Murati.
Kujtojmë se zgjerimi i platformës i bënë përfitues edhe bizeneset private , njëkohësisht edhe personat deri në 29 vjeç./InLajmi/