Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shqetësohet se Kosova rrezikon të përballet me tensione të reja në veri për shkak të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, që thotë se euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend, dhe që ndalon dinarin serb, raporton InLajmi.
“S’e di si mund të shmangen të paktën frustrimet nga qytetarët serbë si rezultat i kësaj rregulloreje dhe zbatimit të saj që është sensistive për shqetësimet e tyre. Po ju jap një shembull. Tash mund të jetë një person që është duke marrë një benefit social që është mësuar me një proces, besoj që ai proces është të shkosh në zyrë postare të Serbisë për ta marrë pagesën në kesh. Si e merr ai person tash benefitin, cfarë procedura janë që ai person ta marrë atë benefit. Ai person i moshuar mund të jetë konfuz mund të ketë tensione nga njerëzit që ndihen se janë lënë jashtë ndihmave sociale që varen. Askush s’e do një gjë të tillë. Jemi të shqetësuar për qytetarët dhe jetët e tyre”, deklaroi Hanovier
Nga ky vendim Hovenier tha se serbët do të ndihen të shkëputur nga përfitimet e tyre.
“Serbët do të ndjehen të shkëputur nga benefitet që i përfitojnë. Askush nuk e dëshiron këtë”, tha ai
Ai po ashtu njofton se SHBA është kundër rregullores së re të BQK-së nëse nuk përgatitet si duhet dhe në mënyrë të plotë.




















