Këtë të enjte Policia e Kosovës ka njoftuar Administratën Tatimore të Kosovës se ka arrestuar 2 zyrtarë të ATK-së të komunitet serb, nën akuza të kontrabandës së barnave, përcjell InLajmi.
Pas njoftimit zyrtar ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar 2 të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.
Njoftimi i plotë nga ATK:
Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar Administratën Tatimore të Kosovës se ka arrestuar 2 zyrtarë të ATK-së të komunitet serb, nën akuza të kontrabandës së barnave.
Pas njoftimit zyrtar ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar 2 të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.
Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare.
Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar. /InLajmi/