Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Fushë Kosovë në rrugën “Hajrullah Zymi”, shkruan InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një kamion.
Tutje nga Policia e Kosovës thuhet se si pasojë e e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, dhe se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor”. /InLajmi/