Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, përcjell InLajmi.
Haradinaj u shpreh se është një ndjenjë e veçantë të jetë pjesë e një ceremonie të tillë ku për vite me radhë ka takuar miq amerikanë e miq të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës.
Ai tha se me ta ndau pikëpamjet për aktualitetin politik si dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjerë.
Tutje kreu i AAK-së tha se jemi në rresht me Amerikën, si aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet, si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.
Postimi i plotë i tij:
Ndjenjë e veçantë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku për vite me radhë kam rastin të takoj miq amerikanë e miq të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për aktualitetin politik si dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë.
Jemi në rresht me Amerikën, si aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /InLajmi/