Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehet e kënaqur pas bisedës me H.H. Sheikh Tamim Bin Hamad Al-thani, përcjell InLajmi.
Osmani njofton se ai është mik dhe aleat i madh i Kosovës.
Presidentja thekson se diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave.
Postimi i plotë i saj:
Kënaqësi të flas me H.H. Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani sot, mik dhe aleat i madh i Kosovës.
Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave./InLajmi/