Ministri i Financave, Hekuran Murati, njofton se janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro, përcjell InLajmi.
Murati thekson se buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak, ndërsa në vitin 2024 shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%.
Ministri i Financave tha se kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik.
Postimi i plotë i tij:
Sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024.
Kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik.
Buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak. Kurse sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%. /InLajmi/