Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, së bashku me kolegët e tij ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se Zahiri, Hakifi e Edmondi u organizuan kundër pushtuesit dhe robërisë, sepse, ata, lirinë që kishin në zemrat dhe mendjet e tyre, e donin për të gjithë Kosovën.
Tutje ai tha se për këtë ideal, ndër pushkët e para të lirisë, dhanë edhe jetën më 31 janar të vitit 1997, duke u shndërruar në shembull dhe frymëzim për gjeneratën e artë të burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Nuk ka asgjë më të shtrenjtë sesa liria. Duke e ditur këtë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha u organizuan kundër pushtuesit dhe robërisë, sepse, ata, lirinë që kishin në zemrat dhe mendjet e tyre, e donin për të gjithë Kosovën.
Për këtë ideal, ndër pushkët e para të lirisë, dhanë edhe jetën më 31 janar të vitit 1997, duke u shndërruar në shembull dhe frymëzim për gjeneratën e artë të burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi e përjetshme për heronjtë e Kosovës. /InLajmi/