Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në takim me senatorin amerikan, Mike Rounds i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, përcjell InLajmi.
Haradinaj thekson se Roli i Senatorit Mike Rounds ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe SHBA-së.
Kreu i AAK-së njofton se kanë përsëritur përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë SHBA-ve si aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm.
Postimi i plotë i tij:
Roli i Senatorit Mike Rounds ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Kosovës dhe SHBA-së. Është për t’u vlerësuar angazhimi i tij në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe në Komitetin për Ushtrinë në Senatin amerikan, për të cilin shpreha mirënjohjen e sinqertë.
Në takimin që zhvilluam sot në Washington, kërkova mbështetjen e tij ndaj vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.
Gjithashtu, kam përsëritur përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë SHBA-ve si aleat strategjik dhe i pazëvendësueshëm. /InLajmi/