Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me bashkëkryesuese e Komitetit për Çështje Shqiptare në Kongresin Amerikan, Lisa McClain, përcjell InLajmi.
Haradinaj njofton se diskutuan për zhvillimet politike dhe temat që i lidhin 2 vendet tona.
Kreu oi AAK-së i shpreh falënderim të veçantë për angazhimin dhe kujdesin për Kosovën dhe në shërbim të interesit shqiptar në SHBA.
Tutje ai i bënë ftesë për vizitë në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Nder i veçantë të takohem me kongresmenen, znj. Lisa Mclain, një mike e madhe e shqiptarëve këtu në SHBA, e cila njëherësh është edhe bashkëkryesuese e Komitetit për Çështje Shqiptare në Kongresin Amerikan.
Bashkë patëm një diskutim të frytshëm për zhvillimet politike dhe temat që i lidhin 2 vendet tona. Znj. McClain i shpreha falënderim të veçantë për angazhimin dhe kujdesin për vendin tonë dhe në shërbim të interesit shqiptar në SHBA.
Po ashtu, pata nderin të ftoj Kongresmenen McClain për vizitë në Kosovë./InLajmi/