Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se mbyllja e ‘‘Bankës Komerciale’’ nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, përcjell InLajmi.
Bajrami thekson se ka me shumë se 3 vite që Bankën Komerciale në Serbi dhe filialat e saj i ka ble NLB Slovenia, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë 2 licensa.
Ajo uron që që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë.
Postimi i plotë i saj:
Për informatën e të gjithëve,
Mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se 3 vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka ble ‘NLB Slovenia’, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licensa.
Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likuidimit vullnetar.
Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë! /InLajmi/