Presidenti serb Aleksandar Vuçiq të marten tha se gjatë ekspozimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake të Ushtrisë Serbe, përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq më fakte më bindën për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, transmeton InLajmi.
“Ne do të shohim nëse shërbimi ushtarak do të jetë për 90 apo 100 ditë, apo ndoshta 110 ditë. Si dhe kur do të jetë, si do t’i përmbushim supozimet financiare dhe logjistike, por do të flasim”, u tha Vuçiq gazetarëve pas ekspozeut të armëve dhe pajisjet ushtarake në kazermën Topçider.
Ai tha se deri më 1 maj pret që përfaqësuesit e ushtrisë t’i dorëzojnë të gjitha propozimet për shërbimin ushtarak dhe se pas kësaj në bashkëpunim me kabinetin ushtarak dhe Qeverinë e Serbisë do të vendosë për këtë dhe do ta përcjellë propozimin në Kuvend.
Vuçiq gjithashtu bëri të ditur se do ta ndihmojë financiarisht fabrikën Petoletka në mënyrë që të modernizojë linjën e saj për industri të dedikuar.
Ai theksoi se prodhimi i topit të ri 30 milimetër duhet të përshpejtohet, sepse do të ishte i rëndësishëm për stacionin luftarak me telekomandë, si dhe pajisjen e “Milosit të vogël”.
“A mundet Petoletka të modernizojë linjën e saj, le të paguajmë aq sa duhet,” tha Vuçiq dhe ngarkoi ministrin e financave Siniša Malog të ulet me menaxhmentin e Petoletka dhe të shohë se si t’i ndihmojë ata, shkruan nova.rs.
Stacioni luftarak i telekomanduar është i armatosur me një mitraloz dhe i destinuar për shkatërrimin e objektivave individuale dhe grupore, mjeteve të blinduara lehtë si dhe objekteve lehtësisht të fortifikuara në distanca efektive deri në 1200 metra./InLajmi/