• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

SHBA dhe NATO në përkrahje të Ukrainës

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
30 January 2024
në Bota
0 0
0
SHBA dhe NATO në përkrahje të Ukrainës
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken priti në Uashington Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. 2 zyrtarët theksuan “përkrahjen e palëkundur” për Ukrainën në luftën kundër Rusisë dhe i bënë thirrje ligjvënësve amerikanë të zhbllokojnë ndihmën ushtarake për t’i dhënë Ukrainës mjetet e nevojshme për të zmbrapsur Moskën.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të hënën se ndihma që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO i ofruan Ukrainës në luftën dyvjeçare kundër sulmit të Rusisë është e pashembullt, ashtu si edhe fronti i përbashkët i tyre për t’u siguruar që Ukraina të jetë e përgatitur për t’u përballur me Rusinë.

“Përkrahja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës është e jashtëzakonshme, rreth 75 miliardë dollarë në 2 vitet e fundit. Por partnerët dhe aleatët tanë, në veçanti aleatët kryesorë të NATO-s, kanë dhënë mbi 110 miliardë dollarë gjatë të njëjtës periudhë. Barra që kemi ndarë në rastin e Ukrainës qoftë në drejtim të përkrahjes ushtarake, asaj ekonomike dhe humanitare ka qenë e jashtëzakonshme. Por për të siguruar vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje, që të gjithë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar suksesin e Ukrainës ndaj Rusisë, që ajo të mos dështojë në aspektin strategjik, është e domosdoshme për Kongresin të miratojë kërkesën e presidentit për fondet shtesë”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Bllokimi politik në Kongres ka ngrirë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën. Zoti Blinken dhe zoti Stoltenberg i bënë thirrje Uashingtonit të bëjë përparim dhe të zhbllokojë ndihmën.

“Me një pjesë të vogël të shpenzimeve vjetore të përgjithshme ushtarake, Shtetet e Bashkuara ndihmuan Ukrainën të shkatërrojë një pjesë të madhe të kapacitetit luftarak të Rusisë, pa rrezikuar as një ushtar të vetëm amerikan. E mirëpres përkushtimin e qartë të Presidentit Biden dhe tuajin për të vazhduar përkrahjen amerikane për Ukrainën dhe për të punuar me Kongresin në këtë drejtim. Siç thatë edhe ju edhe aleatët po kontribuojnë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Sekretari i NATO-s gjithashtu tha Kina po ndjek me kujdes se si Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja po i përgjigjen pushtimit rus.

“E kuptoj që shumë nga aleatët tanë janë gjithashtu të shqetësuar për Kinën, por ky nuk është argument për të qenë më pak të shqetësuar për Ukrainën. Siguria nuk është çështje rajonale, ajo është globale. Ajo që ndodh në Evropë ka rëndësi për Azinë dhe ajo që ndodh në Azi ndikon në Evropë. Sot është Ukraina. Nesër mund të jetë Tajvani. Prandaj është në interesin tonë që t’u sigurojmë atyre armatimin dhe përkrahjen që u nevojitet. Dhe kam besim se aleatët tanë do ta bëjnë një gjë të tillë,” deklaroi zoti Stoltenberg.

Sipas Sekretarit Stoltenberg, ndihma për Ukrainën nuk është bamirësi, “por një investim në sigurinë tonë që po vëzhgohet me kujdes nga Pekini.”

“Po shohim se si Kina dhe Rusia janë gjithnjë e më shumë në të njëjtën linjë dhe se si Kina po ndihmon ekonominë ruse, përfshirë prodhimin në fushën e mbrojtjes. Po shohim se si Kina po përsërit dhe po shpërndan të njëjtin qëndrim si Rusia për luftën dhe se si Kina nuk e ka dënuar pushtimin e jashtëligjshëm të Ukrainës. Dhe na duhet të rikujtojmë se disa ditë para pushtimit, Kina dhe Rusia, presidentët Putin dhe Xi, nënshkruan një marrëveshje të përbashkët partneriteti duke i premtuar njëri tjetrit një partneritet të pakufishëm,” shtoi ai, shkruan VOA.

Sekretari amerikan Blinken tha se me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, aleanca veriatlantike ka dëshmuar se dera e saj mbetet e hapur për anëtarë të tjerë, duke u shprehur se është i bindur që Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s.

Tags: NATOSHBAUkraina
Postimi i mëparshëm

A po ribashkohen Benzema dhe Ronaldo?

Postimi tjetër

Në Samiti B-40, Begaj: Tirana, qytet që mishëron zhvillimin e vrullshëm

Të ngjajshme Postime

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur
Bota

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur

27 June 2025
Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit
Bota

Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit

26 June 2025
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet
Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

26 June 2025
Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit
Bota

Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit

26 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar
Bota

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 June 2025
Postimi tjetër
Në Samiti B-40, Begaj: Tirana, qytet që mishëron zhvillimin e vrullshëm

Në Samiti B-40, Begaj: Tirana, qytet që mishëron zhvillimin e vrullshëm

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu