Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të martën vizitoi Komandën e Forcave Speciale Turke, ku me ç’rast u prit në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Ömer Ertuğrul Erbakan, përcjell InLajmi.
Maqedonci tha se në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të natyrës hibride, njësitë jokonvencionale si Forcat Speciale përbëjnë kapacitet të rëndësishëm.
Në takim u diskutua rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së.
Ministri i mbrojtjes falënderon Ertuğruln për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së.
Postimi i plotë i tij:
Kisha kënaqësinë që sot të vizitoj Komandën e Forcave Speciale Turke, me ç’rast u prita në takim nga Komandanti i Forcave Speciale, gjeneral Ömer Ertuğrul Erbakan.
Në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të natyrës hibride, njësitë jokonvencionale si Forcat Speciale përbëjnë kapacitet të rëndësishëm.
Gjatë takimit me komandant Erbakan diskutuam rreth programeve trajnuese të Forcave Speciale Turke që mund të ndjekin ushtarakët e Forcës Speciale të FSK-së.
Komandantin e falenderova për mbështetjen e deritanishme, ndërsa u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim avancimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së./InLajmi/